“Thaçi dhe të tjerët”/ Sot mbahet konferenca për ecurinë e çështjes

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 19 Shkurt, 2025

Komente


“Thaçi dhe të tjerët”/ Sot mbahet konferenca për ecurinë e çështjes

Sot do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes, e quajtur “konferenca e statusit”, për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.


Konferenca është njoftuar të fillojë në ora 09:00

Zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes prokurorit, tha se dëshmitari i 122-të, ishte arrestuar dhe rrahur nga anëtarët e UÇK-së, të cilët pretendohet se e kanë akuzuar se ishte spiun.

Në anën tjetër, Specialja vendosi për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime lufte.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj